Një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar me mjet të fortë nga një person në Suharekë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një zënke ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë të miturin, viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.