Është arrestuar në Deçan pasi në gjendje të dehur kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht persona zyrtarë dhe kishte dëmtuar disa pajisje.
Gjatë arrestimit, i njëjti e ka sulmuar edhe një zyrtar policor.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Deçan 21.10.2023 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë si dhe kishte dëmtuar disa pajisje. Po ashtu gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”