Policia në Podujevë ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje.
Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në Podujevë, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thekson raporti.
Po ashtu, është bërë e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.