Një person është arrestuar pasi ka sulmuar gruan e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, sulmi fizik ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Me 15.04.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.