Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj të miturit B.T., pasi më 16 janar kishte sulmuar me thikë vëllanë e tij I.T.
Me këtë rast I.T. ka pësuar lëndime në krah dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
I mituri B.T., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim.