Plaku që sulmoi deputetën e LSDM-së Radmilla Sheqerinka ditën e 27 prillit brenda hapësirave të parlamentit të Maqedonisë, sot po shëtitet i lirë nëpër Shkup.
Para pak minutash ai u pa të kaloj përreth hapësirave të Kuvendit. Ende mbante të njëjtën këmishë, dhe ecte sikur nuk ka ndodhur asgjë.
I pyetur nga gazetarët e TV21 për arsyet e sulmit, ai tha se në ato momente është munduar që ta largoj deputeten e LSDM-së nga turma e protestuesve dhe se nuk ka pasur qëllim që ta lëndoj të njëjtën.
Megjithatë, sulmuesi plak, emri i të cilit ende nuk dihet, tha se nuk pendohet.