Gazetari Valon Syla është sulmuar mesditën e sotme nga një person ende i panjohur.
Edhe pse tashmë kanë dalë pamjet e tij duke sulmuar gazetarin, dhe fytyra e tij shihet qartë, sulmuesi është ende është i lirë.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se ende nuk ka diçka të re në lidhje me këtë rast.
“Kur të kemi diçka rreth këtij rasti ju kontaktojmë”, ka thënë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë në rrugën “Robert Doll”.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.