Atdhe Nuhiu ka nënshkruar kontratë të re me klubin anglez nga Championship, Sheffield Wednesday.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, e ka përfunduar sezonin 2017/18 duke qenë në formë shumë të mirë.
Nuhiu ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet. Ai ka përfunduar sezonin shumë suksesshëm duke shënuar nëntë gola vetëm në tetë ndeshjet e fundit, çka ka bërë që trajneri Jos Luhukay, t’i besojë edhe më tej.