Kemal Ademi është njëri prej sulmuesve shqiptarë në formën më të lartë. 23-vjeçari i Baselit ka arritur t’i shënojë 6 gola në gjashtë paraqitje në elitën e futbollit zviceran.
Kjo formë e shkëlqyeshme e tij ka rënë në sytë e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe selektorit Bernard Challandes, i cili është zviceran, dhe e monitoron shumë mirë kampionatin e vendit të tij.
Andaj, Challandes qe një kohë i ka nisur përpjekjet për ta afruar kosovarin e lindur në Gjermani në Kombëtaren e Kosovës.
Ai e ka ftuar Ademin për dy ndeshjet e tetorit që Kosova do t’i zhvillojë ndaj Gjibraltarit dhe kundër Malit të Zi. Por, siç raporton Indeksonline, Ademi e ka refuzuar ftesën nga Kosova, në pritje të një ftese nga Kombëtarja e Zvicrës.