I dyshuari për sulmin vetëvrasës me bombë, i cili u vra nga ushtarët mbrëmë në stacionin hekurudhor në Bruksel, është identifikuar si O. Z. maroken i moshës 36 vjeçare.
Kështu ka njoftuar sot zyra e prokurorisë belge.
Sipas një zëdhënësi të prokurorisë belge,Erik Van Der hell, i dyshuari nuk ka qenë më parë i njohur për autoritetet belge në lidhje me veprimtari terroriste, raporton AFP.