Sulmuesi vret një doktoreshë dhe veten në një spital në New York

Prishtinë | 01 Kor 2017 | 10:05 | Nga

Një person ka hapur zjarr në ambientet e spitalit libanez, në Bronx të New York-ut, duke lënë të vdekur një doktoreshë dhe plagosur gjashtë persona të tjerë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Autori rezultoi të ishte një ish mjek i këtij spitali, i cili kishte humbur vendin e punës në vitin 2015 dhe pas sulmit me armë, u vetëvra.
Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 14:50 të së premtes.

Pamjet televizive tregojnë spitalin të rrethuar nga automjetet e policisë dhe zjarrfikëse. Forca të shumta policie janë parë edhe në çatinë e ndërtesës, në gatishmëri për çdo lloj rreziku.

Qendra spitalore libaneze në Bronx është vetëquajtur një sistem për kujdesin shëndetësor jofitimprurës dhe vullnetar, e shtrihet në jug dhe pjesën qendrore të kësaj lagjeje të Nju Jorkut.

Spitali 120-vjeçar ka rreth 1.000 shtretër në të gjitha njësitë e saj. Ndërsa dhoma e saj e emergjencave është një nga më të ngarkuarat në Nju Jork. Spitali ndodhet rreth 2 km në veri të stadiumit “Yankee”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme