Lionel Messi mund t’i bashkohet Manchester City gjatë verës së ardhshme.Ylli argjentinas, Lionel Messi dhe Barcelona mund të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni, shkruan tabloidi britanik, The Sun.
Sipas këtij tabloidi, ylli i Argjentinës është duke konsideruar mundësin që t’i bashkohet Pep Guardiolës në Manchester City, përcjell Express.
Thuhet se Messi u ka thënë shokëve se nuk është duke i pësuar planit të Barcelonës pas largimit të Neymarit.
Po ashtu, Messi ka ndryshuar mendjen për largim nga Barcelona pas eskalimit të situatës pas referendumit në Katatoni.
Manchester City është i gatshëm t’i ofroj Messit 40 milionë funte për nënshkrimin e kontratës.
Përveç kësaj, klubi nga Premierliga i ka ofruar argjentinasit një pagë prej 500 mijë funteve në javë dhe një kontratë pesëvjeçare.