“Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore në Kosovë nuk është obligativ”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij së shpejti do të fillohet më trajnimin e gjykatësve. “Me kalimin e kohës do të bëhet një unifikim i dënimeve. Qëllimi është që me gjyqtarë e prokurorë të fillohet me trajnime ku do të sqarohen ato që janë shkruar në Udhëzuesin për Politikën Ndëshkimore në Kosovë. Ky udhëzues përmban 200 faqe”, theksoi ai.
Peci vlerësoi se sundimi i ligjit duhet të jetë primar për Kosovën. “Ka shumë raste që ne të veprojmë. Gjykata e rregullta në Kosovë nuk janë konsistente”, tha ai.