Super ballafaqime në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll

Prishtinë | 04 Shk 2026 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Sonte zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, ku Bashkimi – Sigal Prishtina dhe Trepça – Bora janë çiftet që ballafaqohen për një vend në finale.

Të katër ekipet e kualifikuara në final 4 synojnë të marrin epërsinë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në mënyrë që të krijojnë kapital para ndeshjes së kthimit.

Duelet fillojnë nga ora 18:45 dhe transmetohen drejtpërdrejt në platformën më të madhe televizive, Artmotion, në kanalet Sport 2 përkatsisht në Sport 3. 

Të ngjashme