Interi është rikthyer në pozitën e katërt në Serie A pas një fitoreje të thellë kundër Sampdorias, falë një performance mbresëlënëse të bomberit argjentinas Mauro Icardit.
Interi e mposhti 5-0 Sampdorian në udhëtim të dielën në mesditë në Serie A.
Në fakt, Icardi realizoi het-trik në një hapësirë prej 14 minutave të fundit të pjesës së parë. Para tij, Ivan Peresic kishte shënuar një gol të bukur me kokë për epërsinë fillestare të Interit, raporton Express.
“Zikaltrit” e nisen pjesën e dytë të ndeshjes pikërisht aty ku e kishin lënë, dhe përsëri realizoi gol me anë të argjentinasit Mauro Icardi, i cili shënoi me vollej goditje për 5-0.
Rreth 25 minuta para fundit, Icardi u zëvendësua me Ederin.
Interi tani ka 55 pikë në vendin e katërt, dy më shumë se Lazio në vendin e pestë.
Ndërkohë, Sampdoria nuk lëviz nga vendi e shtatë me 44 pikë.