Ekonomia Online
FUNDIT

Super performancë nga grupet botërore ne Karnevalin “Golden Eagle”

Super performancë nga grupet botërore ne Karnevalin “Golden Eagle”

18 Qershori në Suharekë pritet të shndërrohet në një festë të madhe, pasiqë në këtë qytet do të zhvillohet edicioni i tretë i Karnavalit “Golden Eagle”. Organizatorët premtojnë që ky vit do të jetë më ndryshe se dy edicionet e kaluara pasi grupet pjesëmarrëse do të jenë nga vendet e ndryshme te botës, si: Italia, […]

18 Qershori në Suharekë pritet të shndërrohet në një festë të madhe, pasiqë në këtë qytet do të zhvillohet edicioni i tretë i Karnavalit “Golden Eagle”.

Organizatorët premtojnë që ky vit do të jetë më ndryshe se dy edicionet e kaluara pasi grupet pjesëmarrëse do të jenë nga vendet e ndryshme te botës, si: Italia, Spanja, Belgjika, Anglia, Brazili, Franca, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi, po ashtu edhe nga Shqipëria.

Festivali pritet të fillojë nga ora 18:00, fillimisht me parakalimin e grupeve në qytet, pastaj vijnë performancat e grupeve para publikut.

Dhe krejt në fund koncerti festiv me artistët e mirënjohur: Melinda Ademi, Ghetto Geasy dhe Dhurata Dora.

Të ngjashme