Superkupa në Spanjë do të pësojë disa ndryshime nga sezoni i ardhshëm, me katër ekipe pjesëmarrje në ndeshjet që do të zhvillohen jashtë vendit, ka konfirmuar Federata e Spanjës.
Presidenti i Federatës, Luis Rubiales, ka konfirmuar se dy gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen jashtë Spanjës vitin e ardhshëm, me dy ekipet lidere të tabelës në La Ligë dhe dy finalistët e Kupës së Mbretit që do të marrin pjesë.
Sezonin e shkuar ishte hera e parë në të cilën një garë u zhvillua jashtë Spanjës, me ndeshjen e zhvilluar në Tangier të Marokut.