Superkupa e Spanjës do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Tashmë pritet vetëm aprovimi i asamblesë më 29 prill, ndërsa Federata po negocion me qeverinë e Arabisë Saudite për ta mbajtur aty finalen e madhe për gjashtë vitet e ardhshme për një shifër 30 milionë euro në sezon.
Negociatat janë larg finalizimit dhe vendndodhja mund të ndryshojë, por për momentin shteti më i mundshëm është Arabia Saudite.
Federata Spanjolle kërkon 30 milionë euro në sezon, për gjashtë vite.