Xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) edhe me dy ndeshje tjera.
Në stadiumin ‘Bajram Aliu’, Drenica do të jetë nikoqire e kryeqytetasve të Prishtinës, në ndeshjen që fillon nga ora 13:00.
Vendasit shquhen për paraqitje të mira në shtëpinë e tyre, dhe një rezultat pozitiv do të ishte i mirëseardhur, për t’iu shmanguar zonën së rreptësisë.
Në anën tjetër, Prishtina duhet t’i kundërpërgjigjet Dritës që dje fitoi ndaj Vushtrrisë, e të pres pastaj rezultatin e Ballkanit, që këtë xhiro takohet me Ferizajin.
Përballja tjetër e ditës së sotme, e cila po ashtu pritet të jetë interesante, është ajo mes Llapit dhe Feronikelit, që luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, me fillim nga ora 13:00.