Kampionati i Kosovës në futboll ka hyrë në një fazë interesante, ku ndeshje kryesore e ditës së sotme është ajo në mes të liderit, Trepçës ’89 me Ferizajn.
Sot(diel) zhvillohen katër ndeshje të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Pas fitores së djeshme të Prishtinës ndaj Trepçës me rezultat 1-0 dhe barazimit pa gola të Feronikelit me Dritën, tani radha është e skuadrave tjera.
Trepça ’89 mund të bëjë një hap të madh drejt titullit kampion, pasi e pret Ferizajt në shtëpi dhe nëse fiton shkon në +9 pikë nga vendi i dytë.
Në ndeshjet tjera, Besa e pret Gjilanin, Llapi luan në ‘Zahir Pajaziti’ ndaj Hajvalisë së fundit dhe takimi i skuadrave që dëshirojnë t’i ikin barazhit, Liria-Drenica.
Të gjitha takimet fillojnë nga ora 15:00 dhe i takojnë xhiros së 25.