Supremes i duhen 3 muaj ta përfundojë një rast të korrupsionit, Peci thotë se varen nga gjykata tjera

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 07:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykatës Supreme të Kosovës i duhen tre muaj që të shqyrtojë një rast të korrupsionit. Kreu i kësaj Gjykate Enver Peci kryetar i tha Ekonomia Online se këto raste janë duke i trajtuar brenda afateve kohore.

Madje ai thonë se në disa raste kanë konstatuar shkelje sa i përket vendimeve të gjykatave të shkallëve më të ulëta.

“Gjykata Supreme sa i përket rasteve të korrupsionit në kuadër të kompetencave ligjore është duke i trajtuar me afat me kohë dhe në disa raste i ka marrë disa vendime të cilat veç se i ka konstatuar shkelje sa i përket vendimeve të gjykatave të shkallëve më të ulëta”.

Peci thotë se gjyqtarët e kësja Gjykate janë të pavarur të vendosin në bazë të provave, fakteve dhe ligjit.

“…normal në kuadër të kompetencave të vet nuk prit rasti i korrupsionit në gjykatë mbi tre muaj, por sa i përket vendimmarrjes është çështje e gjyqtarëve është punë e pavarur e tyre dhe ata vendosin sipas provave dhe fakteve por edhe sipas ligjit”.

Ai ka sqaruar se për momentin në këtë gjykatë janë duke u shqyrtuar numri i vogël i rasteve.

“Për momentin nuk besoj që ka më shumë se dy, tri raste që kanë ardhur në kohën e fundit. Sa i përket kohës është tre muaj kur vjen rasti prej Gjykatës Supreme dhe deri sa të përfundohet”.

Por punë e kësaj gjykata thotë ai varet nga efikasiteti i Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit, raporton EO.

“Në krahasim me vitin e kaluar ne varemi prej punës së gjykatave më të ulëta siç janë Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit nëse ato vinë më tepër raste dhe prej palëve që ata bëjnë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë si mjet i jashtëzakonshëm dhe për momentin e kemi një të dhënë që në shkallën e parë ka zbritje të rasteve dhe ka më pak ardhje dhe kështu që varësisht prej gjykatës së shkallës së parë ajo rritet”.

Ai thotë se sistemi gjyqësor ka nevojë që tu shmanget ndikimeve të mundshme politike. Kjo sipas tij, varte prej bartësve të funksioneve se si ata mund ta përballojnë një presion të tillë.

“Ka nevojë që në sistemin gjyqësor në përgjithësi me u bë përmirësime dhe sa i përket ndikimeve politike. Unë konsideroj se ndoshta varet prej vetë atyre bartësve funksionit në sistemin e drejtësisë se si mund t’i përballojnë ata”.

“Përndryshe sistemi gjyqësor është pushtet i pavarur dhe nuk duhet të ndikojë askush në vendimet apo në punën e gjyqësorit”.

Të ngjashme