Supremja e Irlandës Veriore hedh poshtë apelin për rrëzim të ligjit për abortin

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 11:37 | Nga

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë apelin e sjellë nga Komisioni për të Drejta të Njeriut i Irlandës Veriore për rrëzimin e ligjeve kufizuese për abort, dhe ka ardhur në përfundim që kjo bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Shumica e gjykatësve kanë thënë që ligji i abortit i Irlandës Veriore ishte në mospërputhje me të drejtën për ta respektuar jetën private dhe familjare ashtu si garantohet nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut.

Katërt nga shtatë prej tyre, Lady Hale, Lord Manche, Lord Kerr dhe Lord Wilson kanë thënë se ishte në papajtueshmëri me ndalimin e abortit në raste të përdhunimit dhe incestit.

Ndërkaq, Lady Black, u pajtua me ta që kjo është në mospërputhje me rastet e abnormaliteteve fatale të fetusit.

Ndonëse vendimi nuk ishte një deklaratë e mospërputhjes – sepse rasti teknikisht është hedhur poshtë – ky vendim i gjyqit do ta shtojë presionin politik në qeverinë dhe politikanët e Irlandës Veriore që të ballafaqohen me këtë problem.

Të ngjashme