Supremja kthehet në pikën zero rastin ndaj kryetarit të FFK-së

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme ka njoftuar se e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj kryetarit të Federatës të Futbollit të Kosovës , Agim Ademit.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale të të dënuarve A.A., dhe M.R., për shkak të veprës penale detyrimi në tentativë, ka aprovuar si të bazuara kërkesat e tyre për mbrojtje të ligjshmërisë dhe çështjen e ka kthyer për rigjykim, në shkallë të parë”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Supreme.

Kryetari i Federatës së futbollit Agim Ademi, me aktgjykim të formës së prerë ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës për shkak të veprës penale  “Detyrimi në tentativë”  dhe të njëjtit i ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 9 muajve.

Më pas Gjykata e Apelit, pas vlerësimit të gjithë dokumentacionit mjekësor të paraqitur nga i dënuari, kishte gjetur se ai ishte pranuar në ekzaminim në një Klinikë Emergjente, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe se atij i ishte rekomanduar të pushojë, e pastaj të vazhdojë trajtimin e mëtejmë në institucionin në të cilin paraprakisht ishte trajtuar dhe ka historinë personale për sëmundjen.Më këtë Gjykata e Apelit kishte konsideruar se i dënuari ka nevojë për kujdes të shtuar shëndetësor, duke e plotësuar kështu kushtin për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, raporton Kallxo.com

Kryetari i Federatës së Futbollit – FFK, Agim Ademi së bashku me Muhamet Ramën në korrik të vitit të kaluar ishin shpallur fajtor nga Gjykata e shkallës së parë lidhur me akuzuat për kërcënim me vdekje të një personi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme