Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër ish-gjyqtarit të Pejës, Kolë Puka për shkak të veprës penale nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe pastrim i parave.
I dënuari ka bërë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 28 qershorit të vitit të kaluar dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, të 20 nëntor të vitit të kaluar, ka miratuar pjesërisht kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, ka anuluar pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, vetëm përkitazi me veprën penale pastrimi i parasë, dhe çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rivendosje.
Pjesa tjetër e aktgjykimit është ndryshuar vetëm përkitazi me dënimin e shqiptuar, ashtu që për veprën penale nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësoredënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj, e merr si të vërtetuar, kurse për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet, po ashtu e merr si të vërtetuar, ashtu që i shqipton dënim unik burgimi, në kohëzgjatje prej 3 vjet e katër muaj burg.
Gjykata Themelore në Prishtinë Kolë Pukës ia ka shqiptuar edhe dënimin plotësues – ndalim i ushtrimit të funksionit në administratën publike ose në shërbime publike si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit në kohëzgjatje prej 3 vitesh. Atij i është konfiskuar një banesë në Klinë; banesë në Prishtinë, patundshmëri në të cilën është e ndërtuar një shtëpi në Ulqin; parcelë në Ulqin; patundshmëri në Ulqin; patundshmëri – livadh në Ulqin; parcela në Ulqin, patundshmëri në Ulqin; shtëpi dy kate, në Klinë; si dhe tokë bujqësore; lokal afarist në Klinë; automjeti “Audi A6” dhe mjete financiare nga shitja e dy lokaleve afariste, paraprakisht të blera.