Supremja miraton ankesën e VV-së për numërimin e 1806 pakove me vota nga diaspora

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar 1806 pakot e fundit me fletëvotime nga mërgata.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zyrtarja e Vetëvendosjes, Nazlie Bala, e cila është edhe anëtare e VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

“Sapo na erdhi lajmi i mirë: Gjykata Supreme e miratoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të numëruar edhe 1806 pakot e fundit me fletëvotime nga mërgata. Mërgata”, ka thënë Bala

Lëvizja Vetëvendosje dje ka dorëzuar ankesë në këtë Gjykatë ndaj vendimit të PZAP-së, për të mos numëruar votat e diasporës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme