Gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendojse, ka dorëzuar një ankesë në këtë Gjykatën Supreme.
E gjithë kjo erdhi pas refuzimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që votat e vonuara nga diaspora, të mos numërohen.
E në lidhje me këtë, Gjykata Supreme ka konfirmuar për EkonomiaOnline, se kanë pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Vullnet Sokoli nga zyra për informim nga ky institucion, ka konfirmuar se kjo parti ka dorëzuar ankesë në këtë institucion. Ai ka thënë se afati i përcaktuar për këtë është 72 orë.
“Gjykata Supreme e konfirmon se dje me datë 29.10.2019, ka prnauar një ankesë nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje dhe se sipas ligjit në fuqi është i përcaktuar afati prej 72 orësh nga dita e pranimit për shqyrtim dhe vendosje nga Kolegji”, ka thënë Sokoli për EkonomiaOnline.
Lexoni edhe: