Supremja vërteton fajësinë në rastin “Drenica 2”

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 08:27 | Nga

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura në rastin e njohur si “Drenica 2”.

Kjo Gjykatë ka marrë vendim që pas seancës së mbajtur më 19 korrik të refuzojë 11 kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në maj të vitit 2015, Gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte shpallur fajtor Sylejman Selimin, duke e dënuar atë me 8 vjet burgim, për keqtrajtim të të ndaluarve në fshatin Likoc, në luftën e fundit në Kosovë.

Bashkë me Selimin, u dënuan me nga 7 vjet burgim edhe Isni Thaçi dhe Jahir e Zeqir Demaku. Ndërsa, me 3 vjet ishte dënuar kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, Agim, Selim, Driton e Bashkim Demaj dhe Fadil Demaku.

Të ngjashme