Hamdi Ibrahimi synon kreun e Gjykatës Supreme

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 08:20 | Nga

Hamdi Ibrahimi, kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka shfaqur publikisht ambiciet për t`u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Supreme. Ai është në mesin e 13 kandidatëve, të cilët i kanë hyrë garës për t`u ngritur në detyrë.

Gjithsej janë dy pozita të parapara me konkurs.
Pos tij, pjesë e kësaj gare është edhe kryetari aktual i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni. Derisa Hyseni ka arsyetuar kandidaturën me qëllimin që të ngrihet në karrierë, Ibrahimi nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se është çështje personale e tij. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme