Ibrahimi: Mbase KGJK më bëri nder që nuk më zgjodhi kryetar të Themelores

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 14:20 | Nga

Kryetari aktual i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi ka folur edhe për çështjen e moszgjidhjes së tij, për një mandat tjetër në krye të këtij institucioni.

Ai nuk ka dashur të etiketojë askënd por ka thënë se mbase një vendim i tillë i KGJK-së i ka bërë nder atij.

I pari i Gjykatës Themelore të Prishtinës i ka bërë këto deklarata në konferencën e sotme për media ku ka prezantuar raportin vjetor të Gjykatës të cilën ai e ka udhëhequr.

Ibrahimi do ta lë detyrën më 31 dhjetor por nuk ka treguar se çfarë do të bëjë pas kësaj date, përpos që ka përmendur se do të jetë për një kohë në një pushim.

Në 4 vitet e ardhshme, Gjykatën Themelore të Prishtinës do ta udhëheqë Afërdita Bytyqi, e cila mori pëlqimin e 6 anëtarëve të Komisionit Gjyqsor të Kosovës, nga 11 sa ishin gjithsej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme