Publicisti Veton Surroi ka komentuar deklaratat e sotme të presidentit Hashim Thaçi mbi krijimin e Qeverisë unitetit.
Surroi në shkrimin e tij në Facebook thekson se Presidenti le ta marrë kohën e nevojshme për ta kuptuar e shpjeguar nocionin e unitetit në Qeverisje.
“E tëra kjo nuk e liron prej obligimit Kushtetues që ta kërkojë emrin e mandatarit prej partisë/koalicionit fitues në zgjedhjet parlamentare, në këtë rast LVV”.
Postimi i plotë:
Presidenti i vendit , sipas dëshirës dhe vullnetit të tij, nga e hëna mund të takohet me partitë politike, kushërinjtë e vet, shitësit në supermarket dhe dezinfektuesit e ndërtesave në Prishtinë , së bashku me shumë qytetarë të tjerë të interesuar dhe brengosur në këtë vend;ata që ne të tjerët i takojmë çdo ditë.
Zëri i çdo qytetari vlen të dëgjohet . Pra, mund të përzgjedhë që konsultimet t’i bëjë sa më thellë dhe sa më gjatë që të vlerësojë se i nevojitet për të kuptuar a shpjeguar nocionin e unitetit në qeverisje; nuk ka limite kohore për këtë.
E tëra kjo nuk e liron prej obligimit Kushtetues që ta kërkojë emrin e mandatarit prej partisë/koalicionit fitues në zgjedhjet parlamentare, në këtë rast LVV.