Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me lajmin e përhapur këtë të premte për survejimin e Lulzim Bashës dhe familjes së tij nga Policia e Shtetit.
“Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike”, shkruan ai.
Sipas Ramës edhe për këtë rast, ashtu si edhe për videopërgjimin, do të dalë shumë shpejt e vërteta.
“Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin, e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin”, mbyll ai reagimin e tij.