Suspendohet gastroenterologu Telaku, ofendoi drejtorin e kolegët

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 15:59 | Nga

Komisioni Disiplinor në QKUK ka marr vendim për suspendim me 3 muaj nga puna për gastroenterologun Skender Telaku.

Deri te ky vendim ka ardhë pas disa ankesave që janë bërë ndaj Telakut si dhe shkeljes së Udhëzimit Administrativ për trajtim jashtë vendit, shkruan Gazeta Shneta.

Kryetari i Komisionit, Alban Janova, ka thënë se procedimin e ka bërë drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, Dr. Zaim Gashi.

“Në procedim është konstatuar se Skender Telaku i ka propozuar një pacienti që të bëjë një ekzaminim për marrjen e biopsisë në Tiranë, çka është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ ku të gjitha propozimet jashtë QKUK-së jepen përmes kolegjiumit”, ka thënë Janova.

Ai ka bërë të ditur se Telaku poashtu ka fyer drejtorin dhe për këtë ka pasur vërejtje me shkrim dhe me gojë në disa raste më herët.

Për Telakun poashtu janë ankuar edhe mjekët specialistë, për ofendime dhe pengim në procesin e punës.

“Ka qenë një letër e nënshkruar nga 8 specialistë ku kanë kërkuar të ndërmerren masa ndaj tij për shkak të pengimit në punë dhe ofendimeve që iu ka bërë”, ka bërë të ditur Janova.

Ai ka shtuar se vendimi për suspendim do të hyjë në fuqi pas mbarimit të afatit të ankesave.

Gazeta Shneta ka provuar të kontaktojë me Telakun, por ai nuk i është përgjigjur disa thirrjeve telefonike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme