Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot ka suspenduar një oficer doganor për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës marrje ryshfeti e sanksionuar me nenin 428 të Kodit Penal të Kosovës.
Dyshimeve fillestare lidhur me këtë rast janë se oficeri doganor gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në pikë-kalimin kufitar të Dheut të Bardhë nuk ka përmbushur detyrat e përcaktuara sipas legjislacionit, përkatësisht i njëjti dyshohet se ka marr një shumë të hollave nga një qytetar i cili udhëtonte përmes këtij pikë-kalimi.
“Pas konsultimeve me prokurorinë kompetente dhe vendimit për vazhdimin e hetimeve penale ndaj oficerit menaxhmenti i Doganës ka marr sot vendimin për suspendimin e tij.
Që nga fillimi i vitit janari 2016 e deri me sot numri i oficerëve të suspenduar është nëntë”, thuhet në njoftim.
Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste të korrupsionit, kontrabandës apo keqpërdorimeve të ndryshme.