Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar një zyrtar i cili kishte transportuar me të njëjtin automjet dy të burgosur me inicialet SH.M dhe B.K nga Burgu i Sigurisë së Lartë për në gjykatë.
“Edhe përkundër faktit se të burgosurit e apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për Rrezikshmëri Shumë të Lartë, automjeti transportues është i ndarë në dy pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre”.
“Pas gjithë kësaj ne mbetemi të përkushtuar që secilin rast të raportuar ta hetojmë dhe ta zbardhim deri në fund”.
“SHKK, në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin”, bëhet e ditur në një njoftim për media të këtij shërbimi.