Pas katër vjet të prezantimit në sallonin e veturave në Paris, gjenerata e katërt Suzuki Vitara më në fund është freskuar.
Prodhuesi japonez ka ridizajnuar tabelën e instrumenteve, e cila tashmë ka ekran kolor qendror për informacione.
Vetura ka pësuar ndryshime edhe në pjesën e jashtme të saj, duke u bërë me maskë të re, drita të reja dhe dy ngjyra të reja në paletë
Vitara 2019 do të ketë motor 1.0 litra dhe benzinë 1.4 litra me turbombushës, i cili është prezantuar te modeli S-Cross në fund të vitit të kaluar dhe shërben si zëvendësim për agregatin 1.6 litra.
Automobili do të prezantohet zyrtarisht në muajin shtator, ndërkohë që pritet të bëhet i ditur edhe çmimi i saj.
Suzuki ka shitur më shumë se 3.7 milionë njësi Vitara në 191 vende dhe rajone të botës. Kompania japoneze është prodhuesi i tetë në botë me 3.16 milionë vetura të shitura në vitin 2017.