Svarqa: Aliu ankohet në vend që të flasë për projekte

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:14 | Nga

Subjektet opozitare dhe shoqëria civile të Ferizajt kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Agim Aliu, me arsyetimin se për 100 ditë të qeverisjes së tij nuk ka arritur ta realizojë ndonjë projekt konkret në të mirë të qytetarëve.

Sipas opozitës, kryetari Aliu duke mbuluar dështimet e tij, ka gjetur formën e ankesave për ta akuzuar qeverisjen e kaluar se e ka futur Komunën në borxhe prej më shumë se 40 milionë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ana tjetër kryetari i kësaj komune, Aliu, ka thënë se asnjëherë nuk është ankuar rreth borxheve të trashëguara, por u është përgjigjur vazhdimisht pyetjeve të mediumeve në lidhje me borxhet e trashëguara dhe nëpërmjet tyre ka informuar qytetarët se me çfarë gjendje kishte nisur qeverisjen e Ferizajt.

Albulena Nrecaj, drejtoreshë ekzekutive në OJQ “INPO”, ka thënë se deklaratat dhe diskutimet për problemet me borxhet e trashëguara nga pushteti i kaluar duhet përfundimisht të marrin një epilog nga qeverisja aktuale për mënyrën se si do të adresohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme