Svarqa: Dy autostradat kanë anashkaluar qytetin e Ferizajt

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 17:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur sot në një takim pune ministrin e Financave, Abdullah Hoti, me të cilin ka biseduar për rrjedhën e realizmit të disa projekteve në komunën e Ferizajt të cilat po mbështeten nga Qeveria e Kosovës.

Pas takimit, kryetari Svarqa e ka vlerësuar kontributin e kësaj ministrie dhe të ministrit Hoti, për krejt atë që po bënë në jetësimin e projekteve infrastrukturore në Ferizajt. Ai ka thënë se krahas kësaj është biseduar edhe për zhvillimet e ndryshme të afarizmit të suksesshëm të komunës Ferizajt, nga bizneset e fuqishme të komunës, të cilat po përmbushin me sukses obligimet e tyre në arkën e shtetit përmes kontributeve.

Ai ka theksuar se projektet nuk do të ngecin si pasojë e ndonjë mungese të mjeteve financiare, sado që një pjesë e tyre janë bartur për vitet në vijim. Ndërkaq pjesa më e madhe e orientimeve strategjike që lidhen me qytetin e Ferizajt janë duke u përmbushur, duke përmendur Fabrikën për përpunimin e ujit të pijes në Talinoc.

“Në këtë aspekt po e presim një konfirmim pozitiv edhe për projektin e ujërave të zeza, ndërkaq, jemi të përfitues të kredive nga BERZH për segmentin e rrugës nga pjesa magjistrale nga Prelezi deri në fshatin Nikadin-Fshati i Vjetër, e cila pjesë e rrugës do të jetë me katër korsi dhe do të lirojë qarkullimin”, ka thënë Svarqa.

Ai ka përmendur edhe shqetësimet e qytetarëve dhe të bizneseve për të pasur një qasje në magjistralen Ferizaj-Shkup.

“Që të dyja autostradat në një mënyrë e kanë anashkaluar qytetin e Ferizajt dhe mendoj se në formën që kanë nuk do të kenë një ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të komunës së Ferizajt, gjë që edhe e pohon vet ministri, por që janë të njoftuar edhe kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës. Ne kemi një konfirmim pozitiv për të qenë përfitues të kredive nga BERZH-i për futjen e hekurudhës nën tokë në mënyrë që të kemi më në fund një integrim të qytetit, i cili për shkak të hekurudhës vazhdon të jetë i ndarë. Por, edhe projektet tjera si spitali, unaza e jashtme të qytetit etj”, ka thënë Svarqa.

Ministri Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë t’i financojë projektet e komunës pa asnjë pengesë, dhe se nuk do të ketë vonesa në kryerjen e tyre.

“Biseduam për projektet madhore që janë duke u zhvilluar në komunën e Ferizajt siç është autostrada. Besoj se shqetësimi i kryetarit për qasje në autostradë është shumë i drejtë dhe besoi se ministri i Infrastrukturës do të gjejë një zgjidhje të shpejt, pasi që është ngritur në nivel të kryeministrit. Është projekti tjetër i hekurudhës përmes BERZH-it, janë duke u bërë disa studime shtesë në mënyrë që ky projekt për Ferizajn t’i përshtatet infrastrukturës lokale dhe nevojave të qytetarëve”.

“Edhe hyrje-daljet që financohen nga BERZH-i do ta përmirësojnë qarkullimin dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve të atyre pjesëve. Për neve si ministri e Financave, regjioni i Ferizajt, është shumë i rëndësishëm për të hyrat që do t’i kemi, bashkëpunim shumë të afërt me kryetarin e komunës në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për bizneset në regjionin e Ferizajt”, ka thënë Hoti.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hoti, ka vizituar edhe disa biznese prodhuese, si firmën për prodhimin e gypave të plastikës “Ferplast”, Fabrikën e konstruksioneve metalike”Eurometal” si dhe Administratën Tatimore të Kosovës në Ferizaj.

hoti - svarqa2

avdullah hoti - svarqa

hotii

Të ngjashme