Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svraqa, ka votuar dhe njëherit u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të kryejnë obligimin qytetar, raporton Ekonomia Online.
“Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar, në mënyrë që të behën pjesë rrjedhëse me pjesëmarrjen e tyre, me votimin e tyre dhe rezultateve të tyre. Do të fitojnë më të mirët, ata të cilët do ta fitojnë legjitimitetin për ta qeverisur Kosovën në katër vjetet e ardhshme..”, ka thënë Svarqa
“Apeloj që të realizohen zgjedhjet ashtu siç i ka hije Kosovës, në mënyrë të qetë dhe demokratike, sepse këto janë për të ardhmen e fëmijëve tanë, të gjeneratave të ardhshme…”, tha ai.