Sveçla emëron në pozitë të lartë nipin e Xhavit Halitit

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka emëruar në një pozitë të lartë shtetërore nipin e Xhavit Halitit, deputetit të Partisë Demokratikë të Kosovës.

Personi i cili është emëruar në një pozitë të re shtetërore është Blerim Camaj, Drejtori i Drejtoratit të Gjendjes Civile, i afërt me deputetin e PDK-së, i cili tash është caktuar zëvendës i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Vendimi nga ministri i Albin Kurti është marrë më 24 maj të këtij viti.

Personi të cilin e ka emëruar Sveçla ka qenë i përfshirë në Dosjen Pronto, gjë për të cilën kishte raportuar Gazeta Insajderi në vitin 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme