Sveçla flet pas aksionit ku u konfiskuan afro 70 kilogramë heroinë

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, është deklaruar pas aksionit të policisë të koduar “Gropa” ku janë arrestuar 10 persona dhe kapur afro 70 kilogramë e llojit “Heroinë”.

Sveçla tha se lloji i drogës së konfiskuar është jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Ai tha se do të vazhdohet maksimalisht në mbrojtje të jet7s së qytetarëve.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona”.

“Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”.


Të ngjashme