Sveçla: Gjendja në inspektoriatin policor është e tmerrshme

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 12:17 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, gjatë deklarimit të tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovë, ka thënë se skandalet e drejtuesve dhe segmenteve në Policinë e Kosovës përfshirë edhe segmente të prokurorisë e gjyqësisë nuk po ndalen, raporton Ekonomia Online.

“Ende pa u harruar skenat e rrahjes në qendër të Prishtinës, plasën skandalet si ai i rekrutimit të inspektorëve të rinj në Inspektoriatin Policor ”, ka thënë Sveçla.

Ai deklaori se nuk duhet harruar e nënvlerësuar kontributi i zyrtarëve policorë të ndershëm e kurioz për shoqërinë.

Tutje, Sfeçla tha se sa i takon skandaleve në Inspektoriat, grupi punues i Komisionit parlamentar për Siguri po mbikëqyr zbatimin e ligjshmërisë në këtë institucion.

“Aktualisht mund të paralajmëroj të gjetura që vërtetojnë atë që e kemi thënë prej vitesh, gjendje tejet e tmerrshme.

Tash një çështje që u takon edhe Drejtuesve të Policisë si dhe Kryeprokurorit,  si ndodhi që dy policët në veri njëherë arrestohen e pastaj lirohen përkundër faktit se këta nga vendi i krimit vodhën gëzhojën e plumbit që vrau Oliver Ivanovicin?

Të njëjtët ilegalisht ia dërguan forenzikës në Beograd, me ç’rast efektivisht MUP-in e Serbisë e kyçën në hetimin e vrasjes së Ivanovicit”, ka thënë Sveçla.

Të ngjashme