Sveçla i bindur: Veprimtaria e grupeve kriminale në veri do të ndalohet në tërësi

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 12:53 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se në veri të vendit, operojnë grupet terroriste, raporton Ekonomia Online.

Sveçla ka deklaruar se Kosova do të jetë e bashkërenduar me shtetet që bëjnë pjesë në luftën kundër terrorizmit.

Ai ka shtuar veprimtaria e tyre është e paligjshme dhe se do të ndalohet në tërësi.

“Në mbledhjen që përfundoi morëm disa vendime të rëndësishme në mbrojtën e vlerave të sigurisë. Si MPB së bashku me institucionet e sigurisë jemi duke punuar në reagimin dhe para dallimin e kërcënimeve të terrorizmin dhe institucionet kanë qenë të gatshëm në identifikimin e grupeve terroriste”.

“Duke u thirr në analizat e organeve të sigurisë, jemi informuar se terrorizmi është prezentë në veri të vendit dhe grupet e caktuara kanë kryer sulme terroriste”, tha Sveçla teksa përmendi rastet e sulmeve në veri të vendit.

“Veprimtaria e tyre është e paligjshme dhe veprimtaria e tyre do të ndalohet në tërësi. Veprimi për shpalljen e këtyre organizatave si terroriste, vjen si rezultat i ruajtjes së rendit kushtetues. Prandaj politikat shtetërore bazohen në luftimin e organizatave terroriste”.

Të ngjashme