Sveçla i kujton Brovinës dhe Veselit dënimin me burgim për foton e rreme

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, ka thënë se Flora Brovina duhet të përballet me drejtësinë, pasi ajo sot pranoi se foton që e publikoi dje mund të jetë e falsifikuar dhe se nuk e ka verifikuar. Ai ia kujton dënimet e mundshme që sipas tij mund t’i marrin Brovina dhe kryeparlamentari Kadri Veseli., ka shkruar deputeti i VV në facebook përcjellë Klan Kosova.

“Flora; Neni 390, par. 2 i Kodit Penal: “Kushdo që ofron prova të rreme për veprën penale . . . dënohet me [gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet]”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla i ka përkujtuar edhe kryepalarmentarit Kadri Veseli se çka parasheh Kodi Penal.

“Kadri; Neni 394, par. 1 i Kodit Penal (“Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”): “1. Kushdo që me anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të . . . nxitjes së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë . . . në procedurë zyrtare . . . dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”. Neni 32, par. 1 i Kodit Penal (“Shtytja”): “Kushdo që me dashje e shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është kryer, ka shkruar Sveçla tutje.

Deputeti i LVV-së thotë se vetëm kështu mund të riparohet reputacioni i Kosovës, ose, reagimi masiv qytetar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme