Sveçla i VV-së: Ndërprerja e seancën nga kryesuesi u bë pa u konsultuar me askënd, koalicioni LDK-PDK është koalicion i klaneve

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 15:24 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, duke komentuar ndërprerjen e seancën në Kuvendin e Prishtinës, ka thënë se ajo erdhi si pasojë e ofendimeve personale të shefit të asamblistëve të PDK-së në drejtim të asamblistit të VV-së, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në momentin kur zyrtari i PDK-së ka hedhur akuza personale ndaj asamblesitit të VV-së, kryesuesi i seancën pa u konsultuar me askënd, kërkoi pauzë gjysmë orshe.

“Kishte një përplasje ndërmjet PDK-së dhe kryesuesit të seancës, që këtë rast vjen nga LDK-ja, pra ishte një konflikt ndërmjet partnerëve të koalicionit. Fillimisht nisi kur një zyrtar i PDK-së, konkretisht shefi i grupit të asamblistëve, filloi me akuza personale në drejtim të asamblistit të VV-së, ndërkohë kryesuesi duke u munduar të vë rend në sallë, ia mori fjalën atij dhe në shenjë pakënaqësie PDK-ja e lëshoi sallën, ne vazhduam edhe për pak kohë derisa kryesuesi i Kuvendit kërkoi pauzë gjysmë orëshe pa u konsultuar me askënd dhe mendojmë se ishte veprim i padrejtë nga ana e tij”.

Sveçla e konsideron koalicionin LDK-PDK si koalicion që nuk i sjellë të mira Prishtinës dhe koalicion për interesa të ngushta.

“Ndërkohë që ne jemi jashtë, po vazhdojnë bisedat ndërmjet PDK-së e LDK-së për të vazhduar seancën. Edhe një herë u dëshmua ajo që e kemi thënë gjithmonë që koalicioni PDK-LDK në Prishtinë, është një koalicion që nuk i sjellë të mirë qytetarëve të Prishtinës, është koalicion me të cilën Prishtina nuk përparon”, ka thënë ai për EO.

“Realisht ky është koalicion i interesave të ngushta, koalicion i klaneve të tyre, do të zgjasë për aq sa nuk cenohen interesat e njëri tjetrit. Në momentin kur ndërpriten interesat e cilit do qoftë prej tyre, ky koalicion do të ndërpritet. VV-ja ka shprehur t’i përkrah të gjitha projektet që janë në të mirë të qytetarëve”, ka thënë tutje Sveçla.

Të ngjashme