Sveçla: Institucionet po fshehin informacione për dëbimin e shtetasve turq

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 15:29 | Nga Besjana Bajrami

Kryetari i komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, Xhelal Sveçla, pas intervistimit të Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së Shkelzen Sopjani tha se bashkëpunimi mes institucioneve është në kaos.

Sipas tij, vullneti i institucioneve është që të fshehin informata, raporton Ekonomia Onlin.

“Duke qenë se ishte kryeinspektor në institucuionin që ka të bëjë me shume sekrete, u dakorduam qe të mbahet pa praninë e mediave”.

“Përfundimit të intervistave po shkojmë drejt përmbushjes së planit që e kemi pas që nga fillimi dhe besoj që shumë shpejt do të thirren edhe zyrtarët e fundit për intervisim”.

“Jemi në kaos total sa u përket bashkëpunimit të dikastereve e posaçërisht shkeljeve ligjore. Vullneti i institucioneve veç e veç është të fshehë informatat nga njeri tjetri”, tha ai

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/lekaj-ne-komisionin-hetimor-per-debimin-e-turqve-kompania-ka-kerkuar-leje-biznesi-me-nje-pasagjer/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme