Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të shtatë zyrtarëve në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, tha se luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet top prioritet i ministrisë që ai drejton.
“Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së! Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë”.“Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare. Subvencionet u takojnë bujqve”, u shpreh ai.