Sveçla: Ekspertët e fushës janë duke bërë hetimet në Badoc

Prishtinë | 06 Tet 2024 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj aksidentit të djeshëm me fatalitet në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku vetura ra në Liqenin e Badoci dhe humbën jetën tre persona, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave që vdiqën mbrëmë.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre”, shkroi ai në Facebook.

Po ashtu ai u bëri thirrje qytetarëve për vozitje të kujdesshme.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla”.

Të ngjashme