Sveçla polemizon me një qytetar që mbante logo të LDK-së, i reagon Mustafa

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka dalë punë me një qytetar i cili mbante në setrën e tij një logo të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një video nga lajm.net shihet edhe polemikat që pati ai me qytetarin pa çka më pas ka shkruar edhe në facebook.

“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”, ka shkruar Sveçla teksa ka publikuar dhe fotografi.

Ndaj kësaj ka reagu deputeti i LDK-së, Besian Mustafa duke e quajtur sjelljen e tij të mangupit të mahallës.

“’Ministri’ me sjellje të mangupit t’mahallës. Mjerë Kosova për këtë dergje diktature!”, ka shkruar Mustafa.

Të ngjashme