Sveçla: Provokimet ruse në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe sot

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se situata e sigurisë ka lëvizur gjithë boten dhe inovacioni ndaj Ukrainës vë në rrezik shumë shtete. Sipas tij, Provokimet ruse në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe sot, raporton Ekonomia Online.

“Një vit më parë nuk e kishim situatën që po përballemi sot luftën me Evropën. Ne nuk e parashikuam luftën. Kemi përcaktuar të shtyjmë përpara parimet e paqes, sundimit të ligjit në bashkëpunim me aleatë tanë. Ne jemi përkushtuar që institucionet e sigurisë të ketë vëmendje të shtuar. Duke forcuar institucionet e sigurisë ne u mobilizuar që në ditën e parë dhe luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit”, tha Svecla.

Ai tutje tha se situata e sigurisë ka lëvizur gjithë boten dhe inovacioni ndaj Ukrainës vë në rrezik shumë shtete. “Përderisa të gjitha shtetet  janë përkrahje të Ukrainës, Serbia akoma nuk e ka bërë këtë. Provokimet ruse në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe sot. Kërkojmë vigjilencë nga të gjitha organet e sigurisë. Përkundër sulmeve ministria mbetet e përkushtua të mbështesë institucionet e sigurisë”, tha ai.

Të ngjashme