Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Seçla ka thënë se dëshmitarët tregojnë se ministri i tanishëm i bujqësisë, Nenad Rikalo në kohën e bombardimeve ka qenë i veshur me uniformë dhe se ka maltretuar shqiptarët.
Ai ka thënë se sipas dëshmitarëve, ministri Rikalo në kohën e luftës ka qenë pjesë e bandave.
“Sipas dëshmive të dëshmitarëve, Nenad Rikallo ka qenë pjesë e bandave serbe, duke i ndal në kurriz vazhdimisht qytetarët dhe duke iu shtuar pyetje të llojllojshme, dhe pas përgjigje ka “krisë dajaku”, është shprehur Sveçla.
Ai më tej ka lexuar edhe një letër të banorëve të lagjes Dardania.
“Rikallo që sot e kemi ministër të bujqësisë, në vitin 1998 ishte pjesë bandave që dhunonte e maltretonte shqiptarë. Nuk duam që ai që në vitin 1998 na ka dhunuar tani të na përfaqësojë, kërkojmë nga ju deputetë që t’i dilni Zot këtij vendi dhe ta shkarkoni ministrin Rikalo”, ka lexuar Sveçla.